VKM-ja për Teatrin, Këshilltari ligjor i Metës shpjegon kërkesën në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Këshilltari juridik i presidentit, Bledar Dervishaj bëri dorëzimin e kërkesës me objekt  shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave që kalon godinën e teatrit në pronësi të bashkisë.

“Presidenti kërkon pezullimin e efekteve të këtij akti derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet. Të ndalohen jo vetëm efektet e e këtij vendimi që kalon të drejtën e pronësisë por çdo veprim administrativ dhe i autoriteteve shtetërore që cenojnë godinat e Teatrit Kombëtar” u shpreh Dervishaj për Zërin e Amerikës.

Implikimi i kësaj VKM është e nivelit kushtetues dhe për këtë arsye ka “dorëzuar me shumë dëshirë kërkesën” u shpreh Dervishi duke sqaruar më tej.

“Kërkesa e dytë është një kërkesë e mëvetshme, por argumentet mbeten të njëjtë. Godina paraqet interes të lartë publik kombëtar dhe prishja e saj ka efekt të drejtpërdrejtë në humbjen e disa aseteve që konsiderohen trashëgimi kulturore dhe identitet tonë kombëtar.

Implikimi i kësaj VKM është e nivelit kushtetues dhe për këtë arsye presidenti ka dorëzuar me shumë dëshirë kërkesën”.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV