SPAK ka dhënë sot pretencën për dy të pandehurit në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit. Për grekun Ethimious Efthimiou, i cili sipas akuzës është vrasës me pagesë është vendosur burgim i përjetshëm, ndërsa 35 vite burg janë dhënë për Elton Halipajn.
Më 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë u vra Devi Kasmi, ndërsa për ngjarjen u vunë në akuzë ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari, Altin Hoxhallari, Elton Halipaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Kasmit si vrasës me pagesë, ndërsa rezulton se ka qenë pjesë e forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në 2012, kur dhe u përjashtua si i përfshirë në trafik droge.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Elton Halipaj akuzohet se ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Sakaq Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Ndërsa Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.