Basha: Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimet për Teatrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Presidentit Ilir Meta, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në ‘Twitter’ mesazhin e Komisioneres se BE per Kulturën Mariya Gabriel.

Basha ka bërë thirrje që të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimi për prishjen e teatrit Kombëtar.

“Faleminderit @GabrielMariya, @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore.

Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK.”, shkruan Basha.

Më herët Komisionerja e KE-së për kulturën Mariya Gabriel kërkoi dialog mes palëve përpara se të merret vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilën Këshilli Bashkiak i Tiranës e vulosi mbrëmjen e djeshme.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë”, shkruan ajo.

Të fundit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të flakëve që rrezikojnë seriozisht jetën...

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta...

Lajme të tjera

Web TV