“Bëni gati spitalet”, OBSH: Po vjen vala e dytë e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Hans Kluge, ka paralajmëruar Europën që të bëjë gati spitalet, pasi në dimër do të goditen nga një valë e dytë e koronavirusit si dhe nga sëmundje të tjera infektive.

Drejtori  për rajonin evropian në OBSH paralajmëroi të gjitha vendet që të fillojnë të lehtësojnë kufizimet e tyre, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, jo festime”.

“Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të infeksionit nga koronavirusi sepse pandemia nuk ka mbaruar”, tha ai.

Sipas tij fakti që shifrat e Covid-19 në vende si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kanë filluar të bien nuk do të thotë se pandemia është në përfundim.

“Singapori dhe Japonia e kuptuan që herët se kjo nuk është një kohë për të festuar, është një kohë për përgatitje. Kjo është ajo që po bëjnë vendet skandinave – ata nuk përjashtojnë një valë të dytë, por shpresojnë se ajo do të lokalizohet dhe ata mund të hidhen mbi të shpejt. Unë jam shumë i shqetësuar për një valë të dyfishtë – në vjeshtë, ne mund të kemi një valë të dytë të Covid dhe një tjetër të gripit sezonal ose fruthi. Dy vjet më parë kemi pasur 500,000 fëmijë të cilët nuk morën vaksinën e fruthit”, tha në një intervistë për Telegrafin britanik Dr Kluge./Fjala.al/

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV