Irini Qirjako habit publikun, xhiron këngë popullore me foton e një pornostare

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako ishte e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ku foli për karrierën e saj dhe jetën private. Mirëpo një nga pyetjet që u bë nga gazetari për këngëtaren ishte diçka që nga publiku nuk ishte vënë re më parë.

Pyetja ishte: Tek kënga “Nuse moj sorkadhe” e keni vënë re që në sfond keni një pornostare?

IRINI QIRJAKO u përgjigjë:” Nuk e dija. E bleva fustanin në Greqi. E pa goca ime por nuk e ka problem. E mora vesh pasi e xhirova. Se vrava mendjen fare, thashë të jem edhe unë me kohën”.