Koronavirusi, konfirmohen 18 infektime të reja në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njësoj si një ditë më parë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja të infektuarish me koronavirus.

Në raportin e orëve të fundit, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, sqaroi se në 24 orët e fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste.

Këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën.

Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Vetë bizneset duhet të respektojnë protokollet e përcaktuara për të ruajtur qytetarët dhe punonjësit.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Ajo bëri me dije se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: “të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19”, tha Bino.

Të fundit

Dramë në Kupën e Mbretit, mbyllet në barazim dramatik sfida Barcelona-Atletico

Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së...

Inter me një “këmbë” në gjysmëfinalen e kupës, zikaltërit mposhtin pastër Lazion

Interi “fluturon” në Kupën e Italisë. Zikaltërit e Simone Inzagit, mposhtën me rezultatin 2-0 Lazion, në duelin çerekfinal, duke u kualifikuar kështu për në...

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë planetare relativisht të rrallë. Fenomeni...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Lajme të tjera

Web TV