Të gjithë kundër Bayern, Beckenbauer pret surpriza

Derbi i Ruhr, Bayern si pretendent dhe tifozët unikë... Ja pse ju mund të dashuroheni në Bundesligën gjermane

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i Ruhr, Bayern si pretendent dhe tifozët unikë… Ja pse ju mund të dashuroheni në Bundesligën gjermane. Një hap i madh drejt kthimit në normalitet. Gjermania është shenja e parë e “jetës” për futbollin, i cili zyrtarisht kthehet në fushë nga e shtuna e 16 majit. Po ku mbetëm? Bundesliga ishte ndalur më shumë se dy muaj më parë, me barazimin 2-1 të Moenchengladbach kundër Koln më 11 mars, në javën e 25. Nëntë ndeshje para fundit, Bayern Munich me 55 pikë, +4 ndaj Borussia Dortmund dhe 5 më shumë se Leipzig në një garë të hapur për tiullin që premton shkëndija….

Rinisja do të formalizohet në 15:30 të shtunën, në kohën tradicionale të Bundesligës, me “zjarr”. Në fakt, derbi i Ruhr mes Borussia Dortmund dhe Schalke 04 qëndron në fokus të mediave dhe tifozëve gjithmonë si sinonim i golave, spektaklit dhe kthesave të çmendura (si përmbysja e çmendur nga 0-4 në 4-4 në nëntor 2017).

Verdhezinjtë e trajnerit Favre do të duan të futin shumë presion te Bayern Munich, që luan të dielën në stadiumin e Union Berlin. Leipzig pret Freiburg të shtunën pasdite, dhe Borussia Moenchengladbach që do të vizitojë Eintracht Frankfurt në orën 18:30 të së shtunës. Këto janë ndeshjet e tjera të planifikuara: Fortuna Dusseldorf-Padenborg, Hoffenheim-Hertha Berlin dhe Augsburg-Wolfsburg (të gjitha në orën 15:30 të së shtunës), Koln-Mainz (e dielë në 15:30) dhe epilogu…mbrëmjen e së hënës mes Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen (20:30).

“Të luash në këtë situatë të re do të jetë rasti i duhur për atë që unë e quaj ‘kampione të botës në trajnim. Kam parë shumë lojtarë që gjatë javës ishin të shkëlqyer në stërvitje dhe më pas ditën e ndeshjes, me shkallët e stadiumeve plot, ata nuk mund të dominonin nervat e tyre” thotë presidenti i nderit i Bayern Munich, Franz Beckenbauer. (Fjala.al). “Të gjithë këta futbollistë do të jenë në gjendje të përfitojnë nga mungesa e publikut. Mund të ketë surpriza. Bundesliga do të jetë në gjendje të zbulojë lojtarë të rinj”, shton 74-vjeçari kampion bote me Gjermaninë si një futbollist (1974) dhe si trajner (1990).

Lexo edhe :  Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por... duhen 70 mln euro

 

Të fundit

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Gaza, Trump organizon një takim me Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16...

Lajme të tjera

Web TV