Zbërthehet ish-truproja: Kanye West dhe Kim Kardashian paguajnë paparacët që t’i ndjekin nga pas

Kayne West dhe Kim Kardashian paguajnë paparacët dhe lajmërojnë se ku do të jenë, kështu mund të jenë në qendër të vëmendjes. Steve Stanulis, ish truproja i këngëtarit thotë se nuk ka asnjë mundësi që fotografët ta dinin gjithmonë se ku ishte çifti.

Steve zbuloi edhe disa nga sjelljet e pahijshme të bashkëshortit të Kim Kardashian, që sipas tij, e quan veten një diva. Ish truproja thotë se Kayne i kishte kërkuar të rrinte gjithnjë 10 hapa pas tij në mënyrë që askush përveç tij të mos dilte në foto ndërsa Kayne ishte aq diva sa as butonin e ashensorit nuk shtypte dot vetë./Fjala.al/