Arben Morina: “Fisnikët” gati për start ekspozita e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piktori i njohur është gati të hapë ekspozitën e re me portrete të familjarëve, e cila do të mbajë titullin “Fisnikët”

Nga Leonard Veizi

Talenti i tij rrjedh si ujëvarë. Dhe në Firencen italiane, është më i njohur se në “Broduein” e Tiranës. Megjithëse përkohësisht ndodhet në kryeqendrën italiane të kulturës, pjesë e Veriut ku koronavirusi ka shtrirë krahët gjerësisht, Arben Morina thotë se vazhdon të pikturojë, aspak i shqetësuar prej armikut të padukshëm e mikroskopik. Disa vite më parë ai pasqyroi me një sukses të paparë 40 burrat e pavarësisë shqiptare, në një ekspozitë e cila u hap në hollin e godinës së Kryeministrisë. Edhe më herët Morina me penelin e tij kishte shëtitur në oborret e fisnikëve, duke u dhënë princeshave evropiane shëmbëlltyrat e tyre në kanavacë. Ndërsa sot Arben Morina ka vendosur t’i kushtohet vetes dhe njerëzve të tij, në një seri portretesh familjare që do të rrëfejnë për rrugën dhe bëmat e fisnikëve të vjetër të trungut të tij. Për “Fjala”, piktori i njohur thotë për njëfarë kohe, ashtu si dhe të tjerët ka qëndruar brenda  në shtëpi, duke u përpjekur në maksimum të zbatojë rregullat dhe këshillat e specialistëve. Por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë punën. “Situata që po kalojmë nuk mendoj se frymëzon shumë. Pse e them këtë? Secili nga ne dhe të gjithë së bashku po “luftojmë” me një armik të padukshëm e të panjohur, me një virus vdekjeprurës. Kjo situatë krijon një gjendje stresi dhe nuk lë shumë vend për frymëzime artistike. Pavarësisht nga kjo, unë po pikturoj për një projektin tim të hershëm, portretet e familjarëve, të paraardhësve të mi, që nga stërgjyshat nga ana e nënës e babait e deri te brezat më të rinj. Gjithë kjo punë do të finalizohet me hapjen e një ekspozite personale vetëm me portrete dhe figurën humane, të cilën do ta titulloj “Fisnikët”, thotë piktori i njohur. Në situata të vështira ai si artist thotë se me artin e tij kërkon t’u japë njerëzve kënaqësi shpirtërore, duke prekur kordat e tyre të ndjeshmërisë. E sipas Morinës, kjo është edhe filozofia e jetës së tij./Gazeta Fjala/

Lexo edhe :  13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Të fundit

Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Nga Eduard Zaloshnja Deri në fund të vitit 1990, e gjithë toka e Republikës së Shqipërisë ishte pronë e shtetit...

Krisje totale me tifozët, Interi kërcënohet me gjyq: Na hoqët lirinë

Një përplasje e ashpër po nxeh edhe më shumë marrëdhëniet mes klubit të Interit dhe bërthamës më të zjarrtë të tifozërisë së saj, “Curva...

Rrëzimi i avionit Air India, hetuesit zbulojnë një tjetër audio nga kabina e pilotëve

Hetimet paraprake mbi rrëzimin tragjik të avionit të Air India kanë ofruar disa të dhëna të rëndësishme, por ende nuk kanë nxjerrë një konkluzion...

“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy kapitujt e mbetur të negociatave. Ajo...

Botërori i Klubeve, Trump zbulon prapaskenat: Çelsi nuk mori trofeun origjinal

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do qëndrojë në zyrën e tij. FIFA është kujdesur të...

Lajme të tjera

Web TV