Basha: Shqipëria para një humnere ekonomike, periudha me e keqe e 30 viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot Shqipëria po kalon sot krizën më të thellë ekonomike të viteve të fundit.

Kryedemokrati theksoi se vendi unë është para një humnere. Basha sqaroi se në këtë gjendje ekonomike, sociale, jemi sot si rezultat i vendimeve të gabuara të kësaj qeverie.

“Në mbështetje totale. Kjo është aferë. Është përpjekje që të hiqet vëmendje ndaj qeverisë, ndaj një kryeministri të falimentuar. Sot mjerimi ka arritur në përmasa që si kemi pasur as para 2 muajsh. Sot fermerët duhet të kishin përkrahje.

Ata janë goditur nga kufizimet për shkak të pandemisë. Ata po falimentojnë. janë para një humnere ekonomike, ndërsa bëhet fjalë për 500 mijë raste të tilla. Ne kemi një kloun, një palaço, që e ka mendjen të vjedh dhe të rrejë. Këto janë preokupime tonat. Të tjerat janë manovra të një bande. S’ka rëndësi ca i them unë.

Ne si opozitë kemi bërë propozime. Ndaj jam i revoltuar. Pasi do kishim frenuar një pjesë të dëmeve sot, nëse do merreshin ato propozimet tona. Ky është shqetësimi im. Fakti qëndron që në këtë gjendje ekonomike, sociale, jemi sot si rezultat i vendimeve të gabuara të kësaj qeverie.

I ka bërë se nuk di më mirë apo se ka marrë vendime kundër shqiptarëve?! Fakti qëndron që Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomikë të 30 viteve. Këtu duhet të bien kambanat.”, tha Basha në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në News24.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV