Basketboll / FSHB mbledh klubet për fatin e sezonit të koshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutohet vazhdimi i sezonit, tek femrat janë pro 4-shes finale, meshkujt, të ndarë në mendim. Sikundër të gjithë sportet në vend edhe basketbolli i ka pezulluar të gjitha veprimtaritë e tij.

Sidoqoftë, në kuadër të përpjekje për ta rinisur sezonin e ndërprerë në mesin e marsit, të enjten dhe të premten pasdite, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka zhvilluar një takim “online” me përfaqësuesit e ekipeve të shoqatave pjesëmarrëse të përkatësisht Kategorisë së parë të Femrave dhe të Superligës së Meshkujve.

Sa u përket femrave, shumica e pjesëmarrësve të kësaj kategorie, ishin të gatshëm për të rifilluar në rast se situata lirohej nga autoritetet përkatëse dhe qeveria.

Ata shprehën për të vazhduar kampionatin me grumbullim, duke qenë se tanimë në fazën që ka mbetur, kampionati e ka konsoliduar 4-shen e renditur më mirë dhe kampionati mund të përmbyllet edhe me një “4-she finale”, me dy ndeshje finale. Sa i takon diskutimit Superligës së meshkujve, ata hezituan të merrnin një vendim konkret duke qenë të dyzuar për shkak të dinamikës së objektivave që secili prej tyre ka.

U diskutua për gjendje lojtarësh, lojtarë të ikur nga Shqipëria të cilët përbëjnë një pjesë të mirë të ekipeve pretendente për titull, po ashtu dhe niveli i stërvitshmërisë dhe koha për rikuperim.

Nuk u dhanë opsione konkrete lidhur me rifillimin për shkak të daljes së një vendimi nga qeveria, përkatësisht përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të definojë më tej rifillimin ose dhe jo dhe modalitetet. Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana anojnë më shumë në mbylljen që tani të kampionatit, jo vetëm për çështje të lojtarëve por edhe mungesës së tifozerive.

Lexo edhe :  Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Ndërsa Teuta, Partizani dhe Tirana Eagles, presin vendimet, pse jo për të mbyllur në parket edicionin. Pas diskutimeve, duke qenë se pengesa kryesore është leja nga autoritetet shëndetësore përgjegjëse “Komisionit teknik i Vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, si edhe dalja e një protokolli zyrtar për rifillimin e aktivitetit sportiv në salla të mbyllura, për këtë qëllim iu ngarkua federatës të komunikojë me këto autoritete për të pasur një përgjigje konkrete lidhur avancimin e mëtejshëm për mbylljen në parket të këtij aktiviteti, si për meshkuj, ashtu edhe me femrat.

Të fundit

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë me intensitet të lartë duket...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Lajme të tjera

Web TV