Fundjava e pensionistëve dhe prindërve me fëmijë, sot asnjë lëvizje nga Parku i Liqenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liri-dalje. Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi.

E ndërkohë që pensionistët sipas rregullave tani duhet të jenë mbyllur në shtëpi, është vënë re se Parku i Liqenit sot është i boshatisur, ndryshe nga javët e tjera kur ishte i mbushur plot.

Kanë qenë pamje shqetësuese pasi njerëzit kishin populluar këtë zonë të Tiranës, ndërkohë që ishte shumë e vështirë për të ruajtur masat e sigurisë.

Sot në çdo hyrje të kësaj zonë janë vendosur polic të cilët nuk lejojnë njerëzit t’i afrohen këtij parku. Ndërkohë që përveç kësaj, në çdo hyrje janë vendosur edhe shirita, të cilët tregojnë se nuk lejohet të kalosh.

Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha mbyllur. Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 6 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier.

Pjesa tjetër e bashkive të gjelbra janë me rregulla të reja, aktualisht lejohet lëvizja deri në 21:00. Ndërkohë që nga e hëna nuk do të ketë më fasha orari në zonat e gjelbra.

Edi Rama u shpreh dje se nga e hëna do të hapet gjithçka me përjashtim të transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese që do vijojnë të mbyllura.

Lexo edhe :  PD kundër strategjisë së SPAK për krimet zgjedhore: T'i hetojë Prokurori i Përgjithshëm

Ndërkohë rrugët e Tiranës kanë qenë më ndryshe, me njerëzit që në ndonjë rast lëviznin edhe në grupe.

Të fundit

Pasojat janë të rënda, Kanadaja hakmerret pas vendimit të Trump për tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në jetë premtimin e tij për vendosjen e tarifave të gjera për...

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, DC të martën. Lajmi...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Lajme të tjera

Web TV