Neritan Liçaj “kërcënon” politikanët: Do iu tregojmë fundin, janë dy gangsterë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Neritan Liçaj u shpreh se tashmë kryeministri dhe kryetari i Bashkisë Tiranë janë praktikisht dy gangsterë.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar Licaj tha se artistët e vërtetë do të qëndrojnë e do mbrojnë teatrin, ndërsa politikanët që udhëheqin këtë “operacion” për shembjen e godinës së TK, do të kenë shumë shpejt, sipas tij, fundin politik.

“Kanë shkelur Kushtetutën dhe kjo është një tragjedi. Po luajnë me emrat e heronjve kombëtarë. Ata duan të përcajnë komunitetin e artistëve.

Ata përçajnë, sepse kështu duan të sundojnë. Duan të sundojnë me dhunë. Nuk kanë fytyrë e nuk kanë për të pasur për sa kohë që nuk janë me popullin. Jemi në diktaturë. E kush i bën këto, ata që janë zezonjë brenda.

Dy njerëz kanë zezonjë brenda tyre. Duhet të ngrihemi sepse kështu nuk vazhdohet më. Nëse rrëzojmë këta dy gangstere, janë gangstere, sepse ata veprojnë me dhunë, nuk do kemi frikë as në të ardhmen.

Rrugë të mbarë në fundin tënd politik për personin që do të prishë Teatrin. E meriton fundin, sepse je i zi dhe e meriton”, u shpreh Licaj.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV