Parukeritë, aty ku bukuria është kthyer në mbijetesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U hapën më 11 maj, por humbjet e karantinës nuk i mbulojnë nga klientela e pakët, as kostot e dezinfektimit dhe veshjeve. Rrëfimi i parukieres Sonila Osmanaj dhe mbijetesa e një biznesi të goditur nga pandemia

Ina Allkanjari

Në fillim e kishte “ëndërr”, më vonë iu kthye në pasion dhe sot si biznes për të mbajtur pesë frymë. Jemi në parukerinë e Sonila Osmanajt, në qendër të kryeqytetit. Përballë “triumfit” të Sonilës qëndron pikëllimi i saj, i cili shprehet haptazi në sytë e mbushur me lot. “Pandemia shkatërroi çdo gjë, vrau pasionet dhe punën e shumë viteve”. Më 11 maj Ministria e Shëndetësisë parashikoi hapjen e parukerive dhe berberëve në vend, duke bërë gati protokollin e verdhë që duhet të ndjekin këto subjekte për të frenuar përhapjen e COVID-19. Pas mbylljes së parukerisë për dy muaj, biznes familjar i zonjës Osmanaj, tashmë ajo po përballet me faturat dhe masat strikte, të cilat kërkojnë kosto ekstra nga biznesi. “E rihapa parukerinë këtë të hënë me 250000 mijë lekë (të vjetër) minus. Më është dashur të paguaj çdo kosto gjatë këtyre dy muajve, ndonëse parukeria qëndronte e mbyllur. Kam likuiduar çdo gjë, qiranë e ambientit, ujë, drita, çdo gjë me tatim burim. Taksat, të cilat u shtynë, unë kam frikë të mos i paguaj, pasi mund të marr gjobë për vonesë, s’kam siguri. Shtyrja e qerasë nuk u mor parasysh, sepse ishte pjesë e marrëdhënies mes qiramarrsit dhe qiradhënësit. Mendoj se ishte e drejtë ta paguaja, pasi ajo pagesë mund të jetë jetike për pronarin”, shprehet Osmanaj. Me zërin që i dridhet Sonila tregon se rimëkëmbja është e pamundur për biznesin e saj. “Është hapur një gropë e madhe, nuk do të rimëkëmbemi më. Menduam të ulnim çmimet, në mënyrë që të rrisnim klientelën, por është e pamundur t’i ulim, pasi kostot janë të papërballueshme, besoj se të gjitha këto kosto do t’i faturohen konsumatorit”, tregon Sonila. Rihapja e bizneseve u shoqërua me masa të shumta, të cilat synojnë të ndalojnë përhapjen e COVID-19. Sonila tregon se i ka marrë të gjithë masat që u kërkohen, duke filluar te dezinfektuesi, dorezat, papuçet e këmbëve, por të gjitha këto kosto ekstra po i paguan vetë biznesi. “Vendosja e protokollit është një kosto ekstra, ndërkohë shtetit ne i paguajmë taksa dhe nuk na përgjigjet për këto gjërat ekstra. Kultura ime për higjienën është para COVID-19, gjithmonë kam pasur sterilizues në parukeri. Tani kërkojnë veshje për këmbët që duhet t’i blejmë 15 mijë lekë dhe veshje njëpërdorimshe. Ku t’i gjejmë gjithë këto pagesa, kur nuk na ndihmojnë, nuk na mbështesin. Kërkojnë dezinfektimin e ambientit, për çfarë e dua certifikatën kur këtu ka hyrje-dalje, ajo duhet bërë disa herë, jo një herë”, shprehet ajo, teksa tregon që e vetmja ndihmë që mori gjatë kësaj periudhe është paga e luftës. “Kam aplikuar për pagën e luftës, është e vetmja ndihmë që mora, e cila ende nuk më ka kaluar, pres përgjigje. Duhet të kishim më shumë mbështetje, me 260 mijë lekë (të vjetër) që na dha qeveria prapë taksat e veta mori. Të gjitha i kemi vetë në kurriz”. Parikuerja tregon se salloni i bukurisë që disponon në qendër të Tiranës prej 5 vitesh është një biznes familjar, ku punon së bashku me vajzën e saj. “Jemi vetë I pestë në familje, unë punoj bashkë me vajzën në parukeri, burri është pa punë, vjehrrën e kam të sëmurë me diabet. Këtu siguroheshin të ardhurat e familjes. Me shumë keqardhje, por e shoh të pashpresë rimëkëmbjen. Këto ditë që po punojmë deri në orën 17:00, nuk kemi shumë klientë, pasi janë të trembur nga virusi. Nuk shohim mbështetje, kur nuk funksionojnë sindikatat, çdo gjë është e vdekur. Shpresoj të mos ketë më rimbyllje, kemi falimentuar”, shprehet Sonila./Gazeta Fjala/

Lexo edhe :  PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

 

 

Të fundit

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Lajme të tjera

Web TV