17 raste të reja në 24 orët e fundit/Si është shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë me koronavirus

Nga 306 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 17 persona të tjerë të infektuar me koronavirus, ndërsa numrit të të shëruarve u janë shtuar edhe 9 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë, theksoi sot se “Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë”.

Sipas Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)

Testime totale 12294

Testime molekulare 11764

Testime serologjike 530

Raste pozitive 933

Raste të shëruara 714

Raste Aktive 188

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 78

Krujë 46

Durrës 17

Shkodër 15

Kamëz 12

Berat 10

Fier 5

Elbasan 2

Kurbin 1

Mirditë 1

Korçë 1