“Teatri”/Pandeli Majko: Qëndrimi im për të, më i “vjetër” se qeveria ku bëj pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar për debatin e ashpër të ditëve të fundit mbi prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu. Majko kujton debatet e tij me Ramën për Teatrin dhe thotë se qëndrimi i tij për prishjen e Teatrit nuk ka ndryshuar.

“Nuk dua të futem në debatin tejet të politizuar tashmë për godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndrimi im nuk ka nevojë të diskutohet pasi ai është më i “vjetër” se sa qeveria ku bëj pjesë.

Kushdo që më njeh brenda Partisë Socialiste thjesht e ka respektuar dhe zëri im nuk bëhet pjesë e asnjë komedie politike.

Por, tek lexoj shkrime për “historinë” e debatit për godinën e Teatrit Kombëtar shtrembërimi i të vërtetës ka filluar të flasë me seriozitet”, shkruan Majko.

Më tej ai kujton se, “Në vitin 1998 në vizitën zyrtare si kryeministër në Greqinë fqinje, në vendin ku “lindi” teatri, kërkova ndihmë për të ndërtuar një Teatër. Zyrtarët grekë e pritën mjaft mirë dhe nënshkruam një marrëveshje me kryeministrin e kohës Micotaqis.

Pjesa e parë e grantit që erdhi si ndihmë nga pala greke mbeti e pashpenzuar në vite me debate se ku dhe si do të bëhej nga qeveritë e radhës.

Në 2002 kam pasur debatin e vjetër me mikun tim, Edi Ramën për prishjen ose jo të Teatrit. Kjo solli largimin e drejtorit të Teatrit, që kishte rënë dakord për prishjen e tij.

Aty u vendos Agim Qirjaqi, një artist, më shumë se sa një drejtor i mirëfilltë, pasi ai nuk e donte këtë post.

Ai qëndroi vetëm disa muaj me kushtin që i vendosa për ta ndjekur vetë rikonstruksionin e godinës se Teatrit Kombëtar.

Lexo edhe :  Ikën Alteo Hysi, Manjola Hasa emërohet në krye të Agjencisë për Media dhe Informim

U dha një “grant” me një vendim të posaçëm të qeverisë, i cili sigurisht që u bë realitet. Kur rikonstruksioni mbaroi unë nuk isha më në zyrën e kryeministrit, por në atë të ministrit të Mbrojtjes”.

Sipas Majkos, “Artistët siç kanë artin, kanë edhe kujtesën. Ata më ftuan në inaugurimin e rikonstruksionit të pjesshëm të godinës. Inaugurimi ishte një takim që nuk shpjegohet veç jetohet. Agim Qirjaqi pas kësaj dha dorëheqjen.

Ai sot nuk jeton më, por lotët e tij dhe emocionet e asaj nate me artistët e Teatrit Kombëtar më detyrojnë ti shkruaj këto rreshta. Ministri i Kulturës në atë kohë ishte një intelektual nga Elbasani, Agron Tato. Në ndryshim nga “historia” e shkrimit Arta Dade ishte ministre e Jashtme…”

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV