Turpi përtej policisë -Nga Klodian Tomorri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klodian Tomorri/

Pas asaj videos së djeshme, kryeministri, ministri i brendshëm dhe drejtori i policisë mjafton t’i bëjnë vetes një pyetje. Cili prej tyre do të pranonte ta shihte fëmijën e tij minoren të dhunohet barbarisht nga policët e shtetit të vet?

Sigurisht që ata policët duhet të mbajnë përgjegjësitë para ligjit. Por ka dhe një përgjegjësi më të madhe se kaq. Në radhë të parë ata njerëz nuk duhet të ishin kurrë në policinë e shtetit. Ndaj zinxhiri i përgjegjësive shkon më lart se ata, deri në qeveri.

Vendi ka kryeministër, ka ministër të brendshëm dhe drejtor të përgjithshëm në policinë e shtetit. Të tre këta janë njerëz me mandat publik.

I pari është mandatuar nga qytetaret për të ndërtuar një shtet, ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut. I dyti është emërtesa e tij për të administruar rendin dhe sigurinë publike. Ndërsa i treti, është emërtesa e dy të parëve për të ndërtuar një polici që i shërben qytetareve dhe ligjit.

Në fakt atje tek video, në vend të policisë që i shërben ligjit dhe qytetarëve, duken 4 horra që dhunojnë çdo ligj dhe të drejtë elementare.

Vendoseni vetë në qeveri se kush e ka përgjegjësinë më të madhe dhe se kujt duhet t’i vijë turp për atë shëmtirën.

Të fundit

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë,...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si...

Lajme të tjera

Web TV