Ylljet Aliçka: Punimet e mia të fundit, tregime dhe skenarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personalisht nuk kam ndonjë ngacmim të atypëratyshëm për të krijuar, sado që, nuk jam kundër nismave që nxitin a promovojnë frymëzimin nga kjo situatë, pra që nxisin çdo lloj krijimi

Nga Leonard Veizi

Fabula e prozës së tij ka bërë që regjisorët t’i kthejnë sytë nga krijimtaria e Ylljet Aliçkës. Gjithçka filloi me regjisorin Gjergj Xhuvani, i cili nga tregimi i tij “Parullat me gurë” nxori njërën prej veprave më interesante të kinemasë shqiptare, filmin “Slogans”. I çliruar nga propaganda, nga klishetë e skematizmi, “Parullat” e Ylljet Aliçkës, Gjergj Xhuvanit dhe ekipit të përbashkët franko-shqiptar, arritën të tregonin thjeshtësisht e me një gjuhë krejt të kuptueshme atë çfarë ndodhte në një vend që po “ndërtonte socializmin e forcat e veta”. Por nuk do të ndalej me kaq, sepse romani “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” gjithashtu do të merrej si fabul nga regjisori Pluton Vasi, për të sjellë një tjetër film të metrazhit të gjatë “Ndërkombëtarët”.

Në këtë mënyrë Ylljet Alicka, përveçse një prozator, autor tregimesh e romanesh, u kthye në një skenarist, gjë që hyn tek “gjërat e luksit”, duke pasur parasysh se sa pak filma prodhohen në gjuhën shqipe vitet e fundit. Dhe Ylljet Aliçka vazhdon ende të shkruajë skenarë. Për lexuesin e gazetës “Fjala” ai ndan edhe disa çaste të tjera nga krijimtaria e tij në kushtet e karantinës së vendosur prej pandemisë që prodhoi “Sars Cov-2”.

Si i kaluat dy muaj karantinë ?

Diçka më mirë se ç’e mendova në fillim… Si kujtdo, më ka ndryshuar  ritmi i jetës, por, të paktën, nuk kam ndjesinë e një dite të gjatë ose monotone. Përditësimin dhe orientimin mes bumit të informacioneve mbi evolucionin e situatave u përpoqa ta harmonizoj me punë dhe angazhime të përditshme: përgatitja e leksioneve online, shkrimet, muzikë, sport, (nuk e tregoj se ku…), lajme në televizion, në facebook, filma në tv apo kompjuter, shkurt, nuk po më del koha!

Gjithçka përcaktohet nga gjetja e një ekuilibri të ri, të asaj që e quajmë homeostazë (unë vij nga

shkencat natyrore), pra të një ekuilibri mes inercisë së gjërave, pra prirjes së njeriut për ta gjetur

sigurinë te referencat e mëparshme, dhe aftësisë për t’u përshtatur, ose orientuar në rrethana të

Lexo edhe :  "Jemi bërë më pak konkurrues": Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

reja.

Zakonisht shkrimtarët punojnë në “izolim”, por a ka qenë frymëzuese për ju një situatë e tillë?

Natyrisht, skemat e reja të të menduarit dhe të sjellit, sjellin realitete dhe referenca të reja, të cilat janë dhe ngacmim për krijuesit. Por, si në çdo aspekt të jetës, gjithçka varet nga aftësia dhe shpejtësia e orientimit në situata të reja.

Në morinë e pafundme të lajmeve, teorive, informacioneve, personalisht jam përpjekur të mos nxitohem, duke shmangur konkluzionet e shpejta, gjë që, në njëfarë mënyre na ndihmon të shmangim artificat, paragjykimet, keqkuptimet, shkurt, përpiqem të jem i hapur ndaj çdo lloj alternative mendimi dhe larmisë së të vërtetave, të cilat kërkojnë kohën e tyre për të precipituar.

Personalisht nuk kam ndonjë ngacmim të atypëratyshëm për të krijuar, sado që, nuk jam kundër nismave që nxitin a promovojnë frymëzimin nga kjo situatë, pra që nxitin çdo lloj krijimi.

Si pedagog, ka qenë e vështirë që procesi i mësimdhënies të kalonte online?

Po. Janë dukuri të reja dhe nuk po fitohen menjëherë si nga studentët, ashtu dhe nga pedagogët. Pra, është një proces, që po përmirësohet gradualisht duke u ballafaquar si me sfidat e reja të teknologjisë, ashtu dhe me aspektet e didaktikës dhe pedagogjisë përkatëse të mësimdhënies.

Cila ka qenë përparësore në ditët e karantinës së detyruar, leximi apo krijimtaria ?

Për sa i përket ushqimit kulturor nuk kam ndonjë peng, madje them se i kemi me tepri, libra filma, muzikë, aq sa shpesh ndihem në faj, pse i joshur pas lajmeve, evolucionit të situatave nuk po gjej dot vullnetin, përqendrimin për t’iu futur leximit të disa librave të mëdhenj, lidhur me të cilët kam gënjyer veten se nuk kam kohën të lirë. “Shpresoj” që të zgjasë pandemia në mënyrë që të mos kem më alibinë e mungesës së kohës, sido që dhe sot që flasim, ia kam dalë ta disiplinoj minimalisht veten që t’i dedikoj leximit disa orë në ditë.

Kam shkruar ndonjë tregim, skenar filmi…

Tregime, Onufri, 1998

Kompromisi, Onufri, 2001

Parullat me gurë, Albimazh, 2003

Një rrëfenjë me ndërkombëtarë, OMSCA, 2006

Koha e puthjeve, Toena, 2009

Valsi i lumturisë, Toena, 2012/Gazeta Fjala/

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Lajme të tjera

Web TV