VOA: Policia ndërhyri forcërisht për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit, mjetet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërsa e gjithë zona u rrethua me forca të shumta policie, të cilat ndërhynë më parë forcërisht duke shpërndarë grupet e artistëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që ndodheshin me ta.

Tensionet kanë vijuar për orë të tëra ndërsa mësohet se disa dhjetëra persona, mes tyre artistë të ndryshëm që kundërshtojnë prej gati dy vitesh projektin për prishjen e Teatrit, si dhe drejtuesja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë shoqëruar në polici. Mes të shoqëruarve dhe gazetari dhe analisti Alfred Lela.

Ndërsa e gjithë zona vijon të mbetet e rrethuar dhe mjetet e rënda avancojnë me prishjen e godinës, tensionet mbeten të larta, me qindra persona po protestojnë ndaj veprimeve të autoriteteve.

Kryetari demokrat Lulzim Basha foli per dhunë barbare dhe paligjshmëri dhe njoftoi një mbledhje të opozitës për të vendosur qëndrimin që do të mbahet pas këtyre zhvillimeve: “Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi zoti Basha.

Pasi u lirua nga policia ku u mbajt disa orë, zonja Kryemadhi foli me tone të ashpra. “Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”.

Lexo edhe :  “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Marrë nga VOA

Të fundit

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin...

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Alarm nga Kreshnik Spahiu: “Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU”

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të...

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9 vjet më parë, këndi i...

Lajme të tjera

Web TV