Ditën e sotme ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shkuar në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas prishjes së godinës.
Me një maskë të vendosur për t’u mbrojtur nga COVID-19, Berisha është parë mes turmës. I rrethuar nga simpatizantët, të gjithë me dy gishtat lart kanë mbështetur ish-kryeministrin, i cili mungoi ditën e djeshme.
“O doktor hajde dhe njëherë të marrsha të ligat,”-i thotë një prej të pranishmëve.
Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artistë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.