Meta: I gatshëm për të bashkëpunuar me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

Presidenti Ilir Meta deklaron se mbështetë fuqishëm një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin anti-kushtues, të paligjshëm dhe në mënyrë më anti-evropiane të Teatrit Kombëtar.

Meta deklaron se është i gatshëm të mbështes Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më anti-evropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Evropa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.
Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.”, shkruan Meta në rrjetin social.