“Fjala” zbulon detajet e protestës së sotme të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta “Fjala” zbulon detaje se si do jetë protesta e opozitës sot në orën16.30 në Tiranë.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike kjo protestë do zhvillohet pas kërkesës së paraqitur nga Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit dhe do të mbahet në të njëjtin vend ku u zhvillua dje, pranë kryqëzimit të ministrisë së Brendshme me ministrinë e Financave dhe Galerinë e Arteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

PD dhe aleatët i janë përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe të gjitha strukturat e PD kanë nisur organizimin. Pritet që ditën e sotme protesta të vijojë deri në orët e mbrëmjes dhe më pas protestuesit do shpërndahen. Por protesta do vijojë edhe në ditët në vijim.

Të paktën për momentin, e sigurtë është që protesta do vijojë për disa ditë por nuk ka një vendim të saktë se sa do të zgjasë ajo.

Të njëjtat burime shtuan se vërtetë që në qendër do jetë çështja e prishjes së teatrit, por opozita dhe mbështetësit e saj kanë disa çështje të tjera shumë të rëndësishme për të protestuar.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është ardhja e mijëra protestuesve nga qytetet e tjera. Vështirësia qëndron në faktin që edhe pse ka masa lehtësuese, ende Shqipëria është nën regjimin e karantinës për shkak të coronavirusit.

Nuk dihet nëse automjetet dhe autobusët që do ti drejtohen Tiranës do lejohen të futen në kryeqytet. Megjithatë PD po organizon të gjitha strukturat që një gjë e tillë të funksionojë.

Nuk është çudi që mund të ketë konfrontime dhe përplasje që në hyrje të kryeqytetit mes policisë dhe protestueseve demokratë të cilët policia pritet t’i bllokojë.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV