Taksa publike nuk do paguhet për dy muaj, Veliaj: Pa taksa edhe hotelet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se për muajt maj-qershor nuk do të paguhet taksa publike. Gjatë mbledhjes ‘on line’ të këshillit bashkiak, Veliaj tha se ky vendim është marrë për të lehtësuar bizneset në kryeqytet, e megjithatë kjo nuk do të thotë se do të lejohet zaptimi i hapësirës publike.

“Nuk do të thotë zaptim, por atë që e ke të aplikuar nga bashkia e ke pa pagesë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj bëri me dije gjithashtu se do të anulohet edhe taksave e hoteleve deri më 15 shtator, nga e cila përfitojnë 300 hotele në Tiranë.