Jaeld Çela lihet në burg nga Gjykata e Apelit, avokati zbulon detajet e vetëdorëzimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e Jaeld Çelës, duke lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, i cili akuzohet se ka ndihmuar Habilajt në trafikun e lëndëve narkotike.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Çellës, Petrit Islami ka thënë për mediat se nuk ishte e nevojshme një masë e tillë sigurie, sa kohë që akuzat e ngritura fillimisht nga ana e Prokurorisë tashmë kanë rënë.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve pse Çela u dorëzua kaq vonë, Ismaili i është përgjigjur duke thënë se ai ka ndjekur të gjitha seancat gjyqësore përmes avokatëve të tij, dhe ka pritur qartësimin e çështjes. Ndërkohë seanca e radhës në ngarkim të tij do të jetë ajo e datës 28 Maj.

Çela u dorëzua para pak ditësh në ambientet e Policisë së Tiranës, pasi kishte kaluar rreth 3 vite në arrati, nën akuzën se kishte ndihmuar Habilajt në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Ndërsa avokatët e tij kanë thënë se po akuzohet si bashkëpunëtor i disa individëve që jo vetëm nuk i njeh dhe as nuk i ka parë ndonjëherë, por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur ai vetë ka qenë nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Për vetëdorëzimin në polici pas kaq kohësh, Çela thotë se e ka bërë nisur nga respekti për punën që ka bërë për më shumë se 17 vite në strukturën e Policisë së Shtetit.

“Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë. Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi). Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.

Më udhëhoqi: -Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj; -Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta; -E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot. Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajësinë time sepse ajo mbështetet mbi të vërtetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….

Lexo edhe :  Maliq, sherr me thika mes të miturve, plagoset 14-vjeçari

Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës. Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.

Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Në 57 fashikujt “të ashtuquajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkelje procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave… Në këtë proces, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i “falenderoj” prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË. Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.

Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim,”- bëhet me dije të ketë thënë Jaeld Çela./Fjala.al/

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lajme të tjera

Web TV