KLP emëron 3 prokurorë në Prokurorinë e Posaçme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës në prani të të gjithë anëtarëve, përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe misioneve ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT, e cila përmbylli fazën e procesit të pikëzimit për renditjen e kandidatëve për prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme.

Në respektim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit Covid-19, mbledhja është mbajtur përmes platformës on-line.

Pasi u njoh me raportin përfundimtar për secilin prej 4 kandidatëve në garë të paraqitur nga kryetari i Komisionit të Posaçëm, z. Sandër Beci, bazuar në dokumentacionin e dorëzuar pranë këtij komisioni dhe intervistave të zhvilluar një ditë më parë, Këshilli ka miratuar projekt –vendimin “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme dhe emërimin e tyre në detyrë”.

Sipas pikëzimit, i pari në listë është renditur kandidati Sotir Kllapi me 174 pikë, Dritan Prençi me 171 pikë, Vladimir Mara me 168 pikë dhe Dorina Bejko me 158 pikë.

Në përfundim, Këshilli vendosi të emërojë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme z. Sotir Kllapi, z. Dritan Prençi dhe z. Vladimir Mara për një mandat 9 (nëntë) vjeçar pa të drejtë riemërimi. Ky vendim hyn në fuqi në datën 21.05.2020, pas ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit.

Me propozim të kryetarit z. Gent Ibrahimi, Këshilli miratoi gjithashtu listën e prokurorëve të cilët do të marrin pjesë në trajnimet e organizuara nga Shkolla e Magjistraturës për periudhën Prill-Qershor 2020, me fokus formimin e tyre profesional.

Të fundit

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

Lajme të tjera

Web TV