Marrëdhënie intime me të miturin, 30 muaj burg për 20 vjeçaren

Një punëtore e shtëpisë së kujdesit për fëmijë në Angli, e cila ishte e martuar është dënuar me 30 muaj burgim për shkak të marrëdhënieve intime me një djalë 13-vjeçar, aferë nga e cila më pas lindi dhe një fëmijë.

Leah Cordice, 20 vjeçe, kishte kryer marrëdhënie intime me adoleshentin në janar të vitit 2017, kur ajo ishte vetëm 17 vjet, pasi ishte dehur në një lokal natën vonë, shkruan “BBC”.

Djaloshi kishte qenë duke luajtur me Xbox kur Cordice ishte futur në dhomën e tij dhe kishte filluar të kryente marrëdhënie, por e kishte mbajtur të fshehtë këtë nga bashkëshorti.

Ajo madje i dërgonte mesazhe me komplimente djalit dhe i kishte blerë peshk dhuratë. Cordice e mohoi se e kishte bërë këtë vepër, duke pretenduar se është dhunuar nga djali i ri.

Megjithatë, Gjykata Mbretërore e Reading-ut nuk e mori për bazë këtë deklaratë dhe u shpall fajtore për marrëdhënie intime me person të mitur për të paktën pesë herë.

Sipas prokurorëve, Cordice dhe djaloshi jetonin në të njëjtën zonë në Windsor dhe e kishin njohur njëri-tjetrin për shumë vjet para se të fillonte abuzimi.

Në anën tjetër, djaloshi i përfshirë në këtë rast ka deklaruar në gjykatë se është diagnostikuar me ankth të ndarjes pasi shërbimet sociale i morën fëmijën e lindur nga këto marrëdhënie./b.b/Fjala.al