PD-Lleshajt: Kriminel gjakftohtë, je turp i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i është përgjigjur me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e konsideroi funksionale sjelljen e policisë gjatë protestës për Teatrin Kombëtar.

Bardhi e konsideron Lleshajn një “kriminel gjakftohtë”, ndërsa për efektivët që u përplasën me qytetarët thotë se “janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë”.

“Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë”, shkruan Gazmend Bardhi.

Reagimi i plotë

Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim. Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij.

Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë!

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV