Presidenti Trump me Covid-19? Nis trajtimin me këtë ilaç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka treguar se po merr ‘hydroxychloroquine’, një ilaç për malarien, që ai e ka sugjeruar javë më parë si një trajtim për koronavirusin. Edhe pse presidenti i SHBA-ve ka rezultuar negative, ai deklaron se e konsumon ‘hydroxychloroquine’ edhe pse agjencitë federale të shëndetit kanë paralajmëruar për efektet anësore serioze që vijnë nga përdorimi i tij.

“Unë e përdor atë”, u tha ai gazetarëve. “E gjitha çfarë mund t’iu them është se deri tani ndihem mirë”.

Presidenti tha të hënën se kishte marrë vetëm një dozë. “Duket se ka një përmirësim”, tha ai. “Ndoshta ka, ndoshta dhe s’ka…gjithsesi nuk do të sëmureni dhe vdisni.”.

Trump tha se marrë ilaçin për rreth një javë e gjysmë, duke shtuar se: Unë marr një pilulë çdo ditë

Presidenti tha se po e konsumonte ilaçin sepse “kishte marrë shumë telefonata” nga profesionistë mjekësorë që e kishin lavdëruar atë. Deklarata e tij vjen disa javë pasi ‘New York Times” raportoi se familja e Trump ka një lidhje me kompaninë mëmë të njërës prej firmave që prodhon ‘hydroxychloroquine’.

Më herët mjekët kanë deklaruar se ‘hydroxychloroquine’ mund të përdoret vetëm për pacientët që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kjo ngre aludime për marrjen e këtij trajtimi nga presidenti Trump.

Presidenti ka qenë një kundërshtar i zjarrtë kur ishte një qytetar i thjeshtë që po niste karrierë në politikë, por të hënën ai zbuloi për mediat se ishte në përdorimin e këtij trajtimi pavarësisht paralajmërimeve të ashpra nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave (FDA).

“FDA është e vetëdijshme për problemet serioze që shkakton përdorimi i ‘hydroxychloroquine’ me kombinimin e ‘azithromycin’ dhe ilaçeve të tjera te pacientët e infektuar me Covid-19. Ne gjithashtu jemi të vetëdijshëm për përdorimin e këtyre medikamenteve pa recetë.”, tha agjencia.

Prandaj, ne u rikujtojmë profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve për rreziqet që lidhen me përdorimin e ‘hydroxychloroquine’.

Ne do të vazhdojmë të hetojmë rreziqet që lidhen me përdorimin e ‘hydroxychloroquine’ për Covid-19 dhe do të dalim me një deklaratë publike kur të kemi më shumë informacion.”/Burim: The Indipendent

Të fundit

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike...

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Lajme të tjera

Web TV