Shembja e teatrit/Arkitektët e ‘La Sapienza’ kërkojnë llogari nga Ambasada Italiane në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkitektët e Universitetit të “La Sapienza” në Romë të Italisë, Marco Petreschi, Nilda Valentin, Antonino Saggio dhe Anna Bruna Menghini, kanë reaguar me tone kritike ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ata kanë nënshkruar një dokument shumë kritik, ku ngrenë edhe pyetjes se për një objekt me vlera historike siç ishte Teatri Kombëtar “Pse nuk ndërhyri ambasada italiane në Shqipëri?”.

“Çfarë bënë ambasada italiane dhe Instituti Kulturor i lidhur në këto raste. A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri? Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës si kryeqytet  mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishje, shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Çfarë diference ka sot me demokracinë shumë të mirënjohur shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një punë e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranën e asaj kohe. Çfarë diferencë  ndryshimi ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar? ”, thonë ndër të tjera ata, të gjithë njohës të thellë të arkitekturës shqiptare.

Më tej ata shtojnë: Për 27 muaj ajo rezistoi si një monument kulture i mbrojtur nga populli.  Por në agimin e së dielës, Teatri Kombëtar i Tiranës ra nën goditjet e fadromave. Ishte shembulli i çmuar i arkitekturës italiane të viteve 1930.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Lajme të tjera

Web TV