Trump kërcënon OBSH: Ke kohë 30 ditë për të përmirësuar situatën ose…

Trump kërcënon OBSH. Përmes një letre zyrtare, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kërcënuar organizatën globale me ndërprerje të fondeve për përballjen me Covid-19.

Në letër, Trump e njofton OBSH se ka vetëm 30 ditë kohë për të shënuar përmirësime në luftën me koronavirusin, në të kundërt do të tërheqë milionat në drejtim të organizatës, bashkë me anëtarësimin e SHBA. Që prej muajit dhjetor, Trump ka kritikuar OBSH dhe drejtuesin e saj Gebrejesus se nuk janë përgjigjur në mënyrë të përgjegjshme me pandeminë globale. Më herët gjatë ditës, Trump e quajti Organizatën Botërore të Shëndetësisë thjesht një “kukull” në duart e Kinës. Trump i kërkon në fund të letrës drejtuesit të OBSH që të shkëputet nga Kina dhe të nisë punën si institucion i pavarur.