U aludua se vdiq nga Covid-19, “FJALA” zbardh të vërtetën e vdekjes së policit

Zbardhet e vërteta e vdekjes së policit të Tiranës që u aludua në media se vdiq nga koronavirusi.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur për Fjala.al se Valmir Kasiqi 49 vjeç ka qenë për rreth një muaj i shtruar në spital si mbartës i virusit Covid-19, por pas një muaj doli nga spitali.

Ditën e djelë teksa ndodhej në banesën e vet ai pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë. Të njëjtat burime shtuan se vdekja e tij nuk lidhet me sëmundjen e koronavirusit. Sipas të dhenëva  Valmir Kasiqi ishte polic Shërbimi në Drejtorinë e policisë Tiranë.

Ai është një nga 30 policët që kanë qenë bartës të koronavirusit. Këtë shifër e konfirmoi disa ditë më parë edhe vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë në emisionin “Hard Talk” nga Roland Qafoku në fjala.al./b.b/Fjala.al