Big Basta poston foto me Vesën: Njësoj si të kesh makarona përditë, të bën dëm

Këngëtarët shumë të njohur Vesa Luma dhe Big Basta janë çift tashmë që prej 5 vitesh dhe kanë edhe një djalë të vogël së bashku.

Ata prej disa kohësh kanë nisur të jetojnë në Zelandën e Re, por ende vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në mediat shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Big Basta ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një foto dhe mbishkrimin që i kishte vendosur.

“Me të njëjtën fytyrë në krah gjithë këto vite, njësoj si të kesh makarona përditë, të bën dëm… ka ardhur momenti ta ndërroj”, -shkruan këngëtari përkrah fotos ku shfaqet duke parë plot dashuri Vesën.k.t/Fjala.al/