Covid-19/2 të plagosur dhe rreth 200 arrestuar nga festimet e ‘Go Topless Jeep Weekend’ në Texas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati 200 njerëz u arrestuan dhe dy burra u qëlluan gjatë festimit vjetor masiv ‘Go Topless Jeep Weekend’ në Texas, ku qindra njerëz u mblodhën në një plazh me mjetet e tyre për të pirë.

Qindra automjete me katër rrota u mblodhën në Crystal Beach për festivalin ‘Jeep’ në gadishullin Bolivar, një ngjarje vjetore ku në Texas dalin njerëz me flamuj amerikanë dhe festojnë në rërë.

Qindra të rinj u panë duke injoruar urdhrin e distancimit social, ndërsa grumbulloheshin në mjetet e tyre dhe notonin në ujë.

Gjithsej 189 persona u arrestuan dhe u burgosën gjatë fundjavës, shumica e arrestimeve u bënë për drejtimin e automjeteve ndërsa ishin të dehur, tha Sherif Henry Trochesset County Galveston raporton Daily Mail.

Dy burra u plagosën kur një i tretë qëlloi me armë në një grup njerëzish pak para mesnatës të së shtunës, ditën e dytë të festimeve të fundjavës, pas një sherri.

Burrat e plagosur u dërguan në Degën Mjekësore të Universitetit të Texas-it për kirurgji ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.k.t/Fjala.al/

Të fundit

11 maji/SPAK në terren,‘konstituohen’zyrat në 12 qarqet!Fokusi,hetimi i krimeve zgjedhore

Tre ditë pas nisjes së fushatës, SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme...

“Mes viktimave ishte dhe një foshnje”, Zelensky reagon pas sulmit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.“Raketa goditi mu në zemër...

Humbën rrugën duke eksploruar “Shpellën e Pëllumbasit”,policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë për gjetjen dhe vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit...

Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë

Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit. Atë ditë...

Muaji i mjaltit drejt fundit/ Trump-Musk, 10 ditët që futën në krizë dyshen e çuditshme

Megjithëse tarifat janë një pikë qendrore e agjendës së Trump, Musk është përpjekur të përdorë rolin e tij të privilegjuar si “shoku i ngushtë”...

Lajme të tjera

Web TV