Covid-19/Në grevë 33 epidemiologë, nuk morën pagat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike në vendin tonë janë ngritur ditën e sotme në greve, pasi nuk kanë marrë pagat e vijës së parë të luftës kundra Covid-19 dhe nuk janë paguar as për  punën jashtë orarit.

Zija Alhyses, kreu i Sindikatës së shëndetësisë dhe punonjës pranë kësaj qendre ka bërë me dije se që prej 26 nëntorit nuk janë marrë pagat që u ishin premtuar për punë që kanë kryer jashtë orarit.

Ata ndodhen në vijën e parë të rrezikut nga COVID-19 që prej dy muajsh tashmë, por deri në këto momente nuk kanë përfituar pagat për punën e madhe.

Personat në fjalë kanë pritur pasagjerët e trageteve dhe kryenin kontrollet e tyre kundër Convid 19, si dhe kanë arritur, sipas tij deri në 40 tamponë në ditë.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë është ushtruar presion në këtë qendër që të mos dilnim në grevë. Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”,- tha Alhysa.K.t/Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV