Ish-prokurorja Sevdari: Në KPA ndodhen njerëz pa integritet e falsifikator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga SPAK për anëtarin e KPA, Luan Daci.

Sevdari shprehet se anëtarët në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zgjodhën personat që nuk e njihnin Kodin Penal dhe në vend të reformimin drejtësinë shqiptarë, e shkatërruan atë në themele.

Ajo akuzon Dacin, duke thënë se ai me paturpësi ka falsifikuar dhe ka gënjyer Kuvendin duke u zgjeshur si anëtar të KPA.

“Shqipëria do krijonte Drejtësinë e Re. Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Fatkeqësisht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gënjyen KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit te taksave, PRA të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmërie.

Këta persona jo vetëm që nuk e reformuan drejtësinë shqiptare, por përkundër nga sa pritej e shkatërruan me themel.

Çdo shqiptar i Republikës së Shqipërisë duhet të ndihet i keqardhur, i turpëruar dhe i revoltuar që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të Gjykatës Kushtetuese , qëndrojnë në shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesional.

Ky konkluzion është thënë më herët nga Avokati i Popullit, në momentin kur i ka skualifikuar disa prej tyre, dhe sot fjalën e saj e tha Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe ndërkombëtare t’i shikojnë më në fund me vëmendje këto fakte sepse siç thotë fjala e urtë popullore “dielli nuk mbulohet me shoshë”?

Lexo edhe :  Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Pas këtij hapi brenda vendit, shpresa mbetet tek Gjykata e Strasburgut, e cila ka në shqyrtim dhjetëra çështje magjistratësh të gjykuara nga këta njerëz, prania e të cilëve në trupa gjykuese cenon parim për një proces të rregullt ligjor“, shkruan Antoneta Sevdari.

 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV