Lirohen nga burgu disa nga anëtarët e grupit Bajri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka pranuar ditën e sotme kërkesën e avokatëve mbrojtës Arben Hoxha dhe Sokol Tahiraj, duke lënë të lirë disa prej të hetuarve të grupit Bajri.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Besmir Stroka ka shuar masën “arrest me burg” Safet Bajrin, duke dhënë qëndrimin në burg vetëm për Vendimin Penal të formës së prerë, i cili është 9 vite, për shkak të një dënimit të dhënë nga drejtësia belge, për trafik droge dhe prostitucion.

Pas vendimit të sotëm  janë liruar nga paraburgimi edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni. Ndërsa janë zgjatur afatet e qëndrimit në këto ambiente për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Po ashtu masa e sigurisë është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga arrest shtëpie në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.

Rikutojmë se arrestimi i grupit Bajri në qytetin e Shkodër, në shtator të vitit 2018 u shoqërua me bujë, ndërsa muaj më pas kjo çështje u zvarrit, duke kaluar nga SPAK ku hetohej për grup të strukturuar kriminal në Gjykatën e Shkodrës, e cila sot hoqi masat e arrestit për një pjesë të tyre.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Lajme të tjera

Web TV