Miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit, seancat nga 3 orë me rregullat për COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre seancat e ardhshme të Kuvendit dhe deri në korrik do të zhvillohen nga 3 orë duke vijuar me masat dhe standardet për mos lejuar përhapjen e Covid-19.

Programi i punës u miratua sot nga Konferenca e Kryetarëve nën drejtimin e Gramoz Ruçit. Ndërkohë Ruçi bëri thirrje komisioneve të përshpejtojnë punë.

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për periudhën 25 maj-3 korrik dhe kalendarin e punimeve për periudhën 25 maj-12 qershor 2020.

Sot, në datën 20 maj 2020, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Mbledhja shqyrtoi, diskutoi gjerësisht dhe miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 25 maj-3 korrik 2020.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi me konsensus kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 25 maj-12 qershor 2020 dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 28 maj, 4 qershor dhe 11 qershor 2020.

Seancat plenare do të zhvillohen duke zbatuar rregullat dhe standardet për mbrojtjen nga Covid-19 dhe do të zgjasin tre orë, nga dy orë që ishte kufizimi i deritanishëm./Fjala.al

Të fundit

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se...

Lajme të tjera

Web TV