Protesta/Robert Budina: Duhet të flasin vetëm ata që japin zgjidhje për Teatrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori Robert Budina gjatë fjalës së tij në podiumin e improvizuar u shpreh se “Në këtë platformë duhet të flasin vetëm ata që japin zgjidhje dhe jo vetëm ata që gjejnë probleme” tha ai.

Budina u shpreh se tani fjalën e ka populli dhe sheshi. Ai kërkoi që SPAK të vendosë përpara drejtësisë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë Veliaj, ministren e Kulturës, drejtorin e Teatrit, IMT, etj.

Kemi ndjeur 2 vite e 3 muaj për Teatrin imagjinoni për demokracinë. Sot për të rikthyer teatrin sikur ka qenë kemi hapur një peticion që mund ta firmosni këtu, që do të shpërndahet nëpër Shqipëri ‘E dua Teatrin aty ku ishte, siç ishte’. Kryeministri tha unë kam votat dhe bëj ctë dua. Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist mbi artistët dhe aktivistët, qytetarët. Kemi të gjitha pamjet kur tërhiqen zvarrë intelektualët sepse donin të mbronin teatrin. Ne nuk do të tërhiqemi se jemi kockë e fortë.

Ia treguam 2 vite dhe 3 muaj e çuam në dëshpërim total. Ai e shembi për të na thënë se është i fuqishëm dhe nëse ne nuk rikthejmë tempullin e qytetarisë nuk do ta fitojmë kurrë betejën. Faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi skëterrë cfarë po ndodh dhe motoja jonë nuk është ik, por eja. Ne kemi nevojë për të gjithë për të fituar këtë bejetë. I kërkova policisë që të vendoste vajzat përpara, se ne nuk jemi njerëzit e dhunës. Të nderuar qytetarë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Disa aktivistë u mbajnë në qeli për 72 orë, të tjerë u lanë në arrest shtëpi, asnjë procedim për forcat e policisë. Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thyer. Nëse nuk ka reagim nga drejtësia e re qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasurinë e tyre me të gjitha format.

Kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për kryetarin dhe n/ kryetarin e bashkisë për korrupsion dhe tani për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë porositëve i sulmeve, ekzekutuesi, njësia që e kreu, institucioni që duhet ta mbronte, IM që e la të shkatërrohej, të gjithë drejtorët që vendosën firmën në një raport të pakryer asnjëherë. Inxhinierët që kanë firmosur pa qenë asnjëherë në godinë. Një hap i parë është ndalimi i cdo punimi në truallin e teatrit. Kërkesa nga ana e prokurorisë dhe shpallja për procedim penal për të përfshirët. Ne do të pengojmë me forcë në të kundërt projektin. Ju bëj bëj thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë” tha ai.

Të fundit

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale...

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin e energjisë, që nga viti...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse...

Lajme të tjera

Web TV