Rama: Shqiptarët e gjobitur në Greqi do rimbursohen 100%

Me anë të një postimi në rrjetin social kryeministri Edi Rama bën me dije se shqiptarët e gjobitur në shtetin fqinj Greqi, do të rimbursohen në masën 100%. Këta të fundit kanë marrë gjobë për shkak tejkalimit të afatit 90 ditor të qëndrimit në Greqi.

Këtë lajm kreu i qeverisë e bëri të ditur pasditen e sotme teksa opozita e bashkuar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestonin kundër shembjes së godinës të Teatri.

Postimi i plotë 

? NJË LAJM ME RËNDËSI
Zyra ime ka qene ne kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qëndrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.

Autoritetet greke do te rishikojnë te gjitha gjobat e vendosura, ndërkohe kane siguruar se ne kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do te ndodhe vetëm ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do te rimbusheni ne masën 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË??