Serbia konfirmon dy rastet e para me sindromën misterioze që prek fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sindroma Kawasaki, e cila prek fëmijët që kanë kaluar koronavirusin u shfaq pak kohë më parë në vendet Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara. Serbia ka konfirmuar rastet e para me këtë sindromë.

Në Institutin për Nëna dhe Fëmijë, aktualisht janë shtruar dy pacientë me sindromën Kawasaki të cilët po kurohen me sukses. Sipas burimeve të Sputnik, të dy pacientët kishin kaluar koronavirus, por testi rezultoi pozitiv në njërin dhe negativ për tjetrin pasi kishte krijuar anti-trupa. Të dy pacientët janë më të mëdhenj se 5 vjeç dhe kishin shfaqur vetëm disa nga simptomat.

Sipas fjalëve të drejtuesit të pulmonologjisë në Institutin për Nënën dhe Fëmijën, Predrag Minic, shfaqja e sindromës Kawasaki u bë atipike me epideminë e koronavirusit.

Drejtuesja e kardiologjisë në Klinikën Universitare të Fëmijëve, Ida Jovanoviç është shprehur për Sputnik: Në çdo rast, prindërit nuk duhet të shqetësohen, sepse edhe nëse fëmijët e tyre preken nga kjo sindromë, është e shërueshme nëse zbulohet në kohë. Prindërit duhet të telefonojnë mjekun në momentin kur ata mendojnë se fëmija ka ethe dhe skuqje të ndryshme të lëkurës që janë karakteristike të Kawasaki.

Jovanoviç shton se arsyeja e shfaqjes së kësaj sindrome nuk është imuniteti i dobësuar, por një reagim imunitar që është individual, dhe thotë se mund të ndodhë edhe tek fëmijët që janë plotësisht të shëndetshëm, dhe pasi kalojnë një infeksion, shfaqet ky fenomen./Burimi: B92/ Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV