Tjetër viktimë nga COVID-19, polici humb jetën 3 ditë pasi doli nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë nuk e raportoi si “vdekje nga COVID-19. Efektivi V. K që humbi jetën dje është një nga 30 policët që kanë qenë bartës të koronavirusit

Nga Blerina Gjoka

Një punonjës i policisë së Tiranës, i infektuar me koronavirus, ndërroi jetë dje në spitalin e  Kardiologjisë. Efektivi Valmir Kasiqi, 49 vjeç, ka qëndruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv si mbartës i virusit COVID-19, por ka dalë prej spitalit duke u konsideruar i shëruar nga mjekët, raporton Fjala.al. Vetëm 3 ditë pasi ka lënë infektivin, mësohet se ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe është transferuar urgjent në Spitalin e Kardiologjisë, ku dhe ka humbur jetën.

Ai ishte punonjës në zyrën e Informacionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe dyshohet se u infektua me koronavirus për shkak të pozicionit të punës, ndërsa ka qenë në kontakt me dhjetëra kolegë e qytetarë gjatë kulmit të periudhës së epidemisë në vendin tonë.

Ndonëse në kartelën e vdekjes është shënuar “arrest kardiak”, shkaku, sipas specialistëve mjekë, që i nxiti probleme me zemrën lidhet pikërisht me kalimin e një situate të rëndë nga infektimi me COVID-19.

Është një nga 30 efektivët e Policisë së Shtetit të cilët sado që morën masa, nuk mundën që të shmangnin përballjen me sëmundjen që gjunjëzoi edhe vendet më të zhvilluara. Punonjësit e policisë ishin dhe janë ende në radhë të parë të përballjes dhe në rrezik të vazhdueshëm për infektim. Madje, janë të riskuar po aq sa mjekët, që në fillim të pandemisë u gjendën të papërgatitur edhe për mënyrën se si duhet të ndiqnin protokollet strikte me pacientët e dyshuar si të prekur.

Mjekët që kurojnë të infektuarit me koronavirus kanë vënë disa herë në dukje se kjo është një sëmundje që godet organet jetike te njeriu, dhe ka pasur edhe raste të tjera ku pacientët kanë rezultuar negativë, duke besuar se e kanë lënë pas sëmundjen, por kanë humbur jetën më vonë nga ataku kardiak apo shkaqe të tjera.

Lexo edhe :  “Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Edhe në një rast tjetër në Shqipëri u raportua që një grua që kishte lënë pas sëmundjen COVID-19 humbi jetën nga arresti kardiak, njësoj siç ndodhi me efektivin 49-vjeçar. Rasti në fjalë mund të ishte mbajtur më në kontroll, pasi menjherë pasi ka rezultuar negativ pas trajtimit në Spitalin Infektiv, mendohet se nuk i është bërë kontroll për probleme të tjera që si shkak nxitës kishin pikërisht koronavirusin. Ai është dërguar në shtëpi dhe vetëm pas tri ditësh qëndrim në banesë është dërguar në gjendje disi të rënduar dhe fatkeqësisht dje ka ndërruar jetë./Fjala.al

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 68

Krujë 35

Durrës 31

Shkodër 14

Kamëz 10

Berat 10

Fier 4

Elbasan 2

Mirditë 1

Korçë 1

COVID-19 – Statistika

Testime totale 12899

Raste pozitive 949

Raste të shëruara 742

Raste aktive 176

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Të fundit

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që...

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Lajme të tjera

Web TV