Auron Tare: Kam qenë për ruajtjen e godinës së teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesi dhe anëtari i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare ka deklaruar se ishte për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Tare tha gjithashtu se në protest nuk ka shkuar për shkak të pjesëmarrjes së opozitës.

“Unë kam qenë për ruajtjen e teatrit si një vlerë të rëndësishme edhe e trashgimisë të epokës fashiste në Shqipëri. Kushdo që ka lindur dhe është rritur në këtë qytet ka kontaktin emocional. Në kohën e rinisë tonë, Teatri ishte një çështje e rëndësishme kulturore, sociale, etj. Unë nuk do të shkoj në protestë, sepse kam parë që çështja e teatrit është bërë thellësisht politike. Njerëz pa kauzë. Kjo ja heq vlerën debatit. Sepse po të shikosh, të dy liderët e opozitës kanë qenë 10 vite në pushtet, nuk kanë bërë asgjë për teatrin, as për aktorët, as për godinën, nuk kanë bërë asgjë fare. Pardje nuk e patë si u rrahën ato njerëzit atje. Edhe shumë njerëz që unë njoh, njerëz të mirë, e donin teatrin dhe e duan, që jam i sigurt që do të dilnin atje. Në momentin që shikojnë që e gjithë kauza e teatrit po bëhet teatër, nuk shkon njeri. Nuk shkojnë sepse nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar. Çdo gjë në jetë është politikë. Por unë mendoj që nuk dal dot në një çështje politike, sepse nuk e shikoj që politika ka qenë e ndershme me teatrin. Ato që qëndruan dhe bënë atë pjesën e rezistencës, ato kanë respektin e shumë njerëzve, por jo pjesën e politikës”, është shprehur Tare.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV