Foto-galeri/Megan Fox pushton media pas ndarjes, “zhvishet” në të brendshme

Actress Megan Fox is seen during the runway of the fashion show to show the collection Autumn/ Winter 2017 at Fashion Fest held at Fronton Mexico on September 07, 2017 in Mexico City, Mexico (Photo by Carlos Tischler/NurPhoto via Getty Images)

Rikthehet fuqishëm, në setin më të ri të fotografive, duke ndezur fansat vetëm pak ditë pas lajmit për ndarje nga bashkëshorti Brian Austin Green, Megan Fox. Ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen, pas “zhdukjes” së viteve të fundit, nga ekrani i kinemasë por edhe nga jeta sociale e mediatike.

Aktorja amerikane ka “çmendur” fansat dhe ish bashkëshortin e saj, babain e tre fëmijëve. 34-vjeçarja, e cilësuar ndër vite si një simbol i femrës seksi apo një nga femrat më të bukura në botë, përflitet ditët e fundit se ka nisur një romancë me reperin amerikan Machine Gun Kelly, 30 vjeç.

Ditët e fundit, të dy duket se po shoqërohen gjithnjë e më shumë, edhe në sytë e publikut. Gjithsesi Megan tregon se edhe pse nënë e tre fëmijëve, mbetet po aq seksi sa 10 vite më parë, kur pushtoi mediat botërore kur u shpall femra më seksi në botë.k.t/Fjala.al/