Kryemadhi: Rama e shembi Teatrin sepse nuk pati fat të luajë në të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në përfundimin se kryeministri Edi Rama e shembi Teatrin Kombëtar pasi nuk pati fat të luajë në të.

Në një intervistë për News 24, ajo ka thënë se ndërkohë që shqiptarët janë në varfëri Rama flet për luks e fasada, por i bën apel që 30 milionë eurot e Teatrit të Ri Kombëtar t’ua japë qytetarëve.

“Me bandat e tij, me strukturat rrënoi një shtet të tërë. Ky zotëri që flet për maketet fëmijënore kur do të shlyejë defiçencat e tij në fëmijëri, nuk mund të shlyejë atë që i ka bërë.

Flet për projekt- ide për Teatre me vlerë 30 milionë euro, duhet t’ua japë qytetarëve që s’kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.

Ky që i thotë artistëve dhe regjisorëve, që ëndërroi një ditë të luajë aty në atë skena, pasi paaftësia dhe mediokriteti nuk e lanë të ishte i duartrokitur në atë skenë, por ishte i përbuzur. Më mirë shekspiriane se i dhunshëm, dhe një bastard që mohon fëmijën e tij.

Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë shqiptarëve. Kulmi arriti me shqiptarët, me identitetin, me atë që kërkon të shkatërrojë identitetin dhe trashëgiminë kulturore.

E shkatërroi arsimin, sistemin arsimor. Kurrikulat nuk kanë asgjë për dinjitetin kombëtar por nuk ekzistojnë si komb për Edi Ramën.

Ky njeri që thotë unë jam shumica. Përkundrazi nuk është shumica. Ky është rrëmbyes i votës së lirë. Ky njeri vetëm ka kopjuar gjithë jetën. Rama nuk çlirohet dot nga zinxhirët e krimit të organizuar. Prandaj ik të shpëtosh veten dhe njerëzit. ”- tha Monika Kryemadhi.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV