Luan Rama sqaron të gjithë ata që pyesin se përse figurat më të rëndësishme të LSI-së nuk janë më aktivë. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku përse nuk duken Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Nasip Naço dhe disa figura të tjera.
-Zoti Rama, si po funksionon LSI këto tre vite në opozitë? Shumë figura aty pothuajse janë zhdukur fare si Nasip Naço, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti. Ju keni shumë të rinj aty, dakord po… “Old but gold” është ajo shprehja.
-Të gjithë emrat që thatë ju që kanë qenë dhe autoritete përfaqësuese në qeverisje janë aktivë në strukturat e LSI-së , janë të angazhuar në veprimet ri-organizuese dhe ristrukturuese që ne po bëjmë në gjithë territorin e vendit . Pse nuk i shikoni ju kjo nuk është arsye për të thënë që ata nuk janë.
Mos prisni që një njeri të ketë të njëjtën hapësirë mediatike kur është ministër me periudhën kur nuk është ministër. Ata janë të angazhuar dhe janë secili në punën e vet brenda strukturave të partisë.
https://youtu.be/tYRq3sZd7cg