“Lufta” politike e lë Vllazninë pa bukë, surprizon administratori Lici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta politike në bashkinë e Shkodrës ka dhënë efekt në futboll në shumë raste, pro këtë radhë kulmoi me bojkotin e skuadrës së Vllaznisë. E financuar nga qyteti, skuadra kuqeblu varet pashmangshmërisht nag financat që miratohen në Këshill, por një miks pes situatës kaotike ngapandemia, dhe luftës së kryetares në detyrë Voltana Ademi me këshilltarët e krahut tjetër, penalizojnë lojtarët te pagat.

“Nuk mund të flitet për futboll në këto kushte. Lojtarëve iu është hequr dhe trajtimi ushqimor, ndërsa paga e fundit që kanë marrë është në Janar” thotë kapiteni Gilman Lika.

Por situata më e rëndë është te lojtarët e huaj, nga pagesa e të cilëve varet edhe familja. Ata kanë kërkuar edhe ndihmën ekonomike me pako ushqimore, një situatë e rëndë për lojtarët të Kategorisë Superiore.

Ndërkohë administratori Suad Lici nuk arriti të bindë futbollistë e Vllaznisë, dhe në daljen publike, u kuptua se pse. Bashkia nuk njeh muajt pa punë të lojtarëve, që u detyruan të qëndrojnë në pit stop nga pandemia. “Ne normalisht nuk mund të paguajmë një punë që nuk është bërë. Lojtarët kanë marrë pagën e luftës nga federata” thotë Suad Lici, ish mesfushori i kuqebluve që tani mbron pozitat e bashkisë. fjala.al

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV