Reforma në Drejtësi/Ngjela: Pas karantinës fillon goditja drastike, ka prova për ministra e ish-ministra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës që bëri sot ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, e cila tha se ka zëra për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi, ndërsa theksoi se shpreson që këta zëra të mos jenë të vërtetë, ka reaguar avokati i njohur Spartak Ngjela.

Përmes një komenti në rrjetet sociale Ngjela deklaron se diplomatja amerikane e di që në Shqipëri korrupsioni i lartë shtetëror kërkon të vrasë Reformën sepse ajo do i fshijë të gjithë. Avokati thotë se pas karantinës do të fillojë goditja drastike ndaj të korruptuarve të lartë.

“Të dyja palët janë nën presionin e akuzës që po iu vjen: Ramës i rrezikohen katër ministra apo ish ministra të korruptuar, me prova nga ndërkombëtarët. Dhe këtë ai e di.

Por, për Reformën në Drejtësi, të gjithë shqiptarët e kanë shpresën tek ambasadorja Yuri Kim. Dhe ajo nuk po i zhgënjen. Kurse ajo tani po dyshon për një marrëveshje të fshehtë”, shkruan avokat Ngjela.

SHKRIMI I PLOTË:

Pse po dyshon kaq thellë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim?

Ambasadorja amerikane doli në thelb të çështjes: ajo sot pyet: mos ka një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi? E dini pse, sepse ajo e di që i gjithë korrupsioni shqiptar kërkon të vrasë Reformën. Reforma i fshin të gjithë; kurse tani pas karantinës duhet të fillojë goditja drastike e saj.

Të dyja palët janë nën presionin e akuzës që po iu vjen: Ramës i rrezikohen katër ministra apo ish ministra të korruptuar, me prova nga ndërkombëtarët. Dhe këtë ai e di.

Por, për Reformën në Drejtësi, të gjithë shqiptarët e kanë shpresën tek ambasadorja Yuri Kim. Dhe ajo nuk po i zhgënjen. Kurse ajo tani po dyshon për një marrëveshje të fshehtë.

Lexo edhe :  Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Po Rama?

Ambasadorja dyshon, për një marrëveshje të fshehtë: domethënë që ajo ka prova edhe për Ramën. Të paktën kështu duket.

Nëse ka prova, duhet të veprojë sa më shpejt, sepse ky është muaji i parë dhe deri në Korrik duhet të përfundojë themeli i Reformës. Këtu qëndron edhe frika e të korruptuarëve të mëdhenj të Shqipërisë.

Të gjithë këta të korruptuar janë në tërbim sidomos Meta; dhe bashkë kanë gjetur një kalë të ngordhur që të destabilizojnë Shqipërinë, por ambasadorja po dyshon se kalin e ka vrarë Rama për të krijuar destabilizim. Të paktën kështu mendoj unë.

A të jetë e vërtetë?

Këtë e din Yuri Kim. Por nuk është pak, sepse kjo don të thotë se këta të çartallosur me frikë nga Reforma, duan destabilitetin e Shqipërisë.

Por, a është e mundur kjo? Aspak, asgjë nuk bëjnë dot. Nuk e kanë fare të mundur, sepse nëse e kanë shpresën te Rama-Basha, dhe ambasadorja godet Ramën, socialistët e Ruçit e rrëzojnë Ramën, sepse e kanë parë një herë se çdo të thotë për ta të jesh kundër Amerikës.

Megjithatë, të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet pas dyshimit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV