Surprizon të dashurën me dhuratë të personalizuar, ‘shokohet’ kur i vjen porosia

Daniel Varey donte që të surprizonte të dashurën e tij me një dhuratë të personalizuar ku në të të shkruhej “Gëzuar 30-vjetorin princeshë, të dua miliona herë”. Por në një moment hutimi ai ngatërroi udhëzimin e porosisë me shkrimin e personalizuar.

 

 

Kur i mbërriti gota e qelqit me shkrimin e personalizuar pa që shkruhej: “A mund të arrijë gota para të hënës nëse është e mundur pasi është ditëlindja e saj e 30-të. Një e bukur.”

Daniel nuk e kishte parë më parë porosinë deri në momentin që e hapi e dashura e tij, Hayley Woodward, 30-vjeç.

Ai u shpreh se: Unë synoja ta bëja ditëlindjen e Hayley aq të veçantë sa mundja, kështu që porosita për dhuratën e saj. Sigurisht gota e personalizuar e lumturoi pa masë sa që nuk mundi të pushonte së qeshuri./Burimi: Metro/Përshtati për Fjala.al R.G