Pas një sërë zhvillimesh politike që solli shembja e Teatrit Kombëtar, ku deri më tani janë mbajtur 2 protesta, presidenti Ilir Meta do të mbledhë sot në një takim forcat politike opozitare.
Nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të bisedojë presidenti me liderët opozitarë, por nisur nga situata, pritet që të flitet për gjendjen aktuale politike në vend.
Ndërkohë lidhur me shembjen e teatrit, plot 13 mijë firma janë arritur të mblidhen brenda 24 orëve të fundit për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ku ishte dhe si ishte.
Dje Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ishte sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e radhës.
Ata kërkojnë hetim për mësymjen në Teatrin Kombëtar të forcave RENEA dhe shembjen e Teatrit më 17 maj.
Peticioni kombëtar do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë, me qëllim rindërtimin e teatrit ku ishte dhe siç ishte duke ruajtur identitetin e tij.
Sot në orën 11:00 do të jenë para SPAK për të nxitur prokurorinë e Posaçme të nisin hetimet.