
Mesfushori gjerman Sami Khedira vendosi të japë “vota” për trajnerët që ka patur në karrierë, dhe për numrin 1 nuk ka aspak dyshime. Futbollisti i Juventus mendon se jose Mourinho, për të mbetet “on top”.
“Gjatë karrierës time kam patur trajnerë të mëdhenj dhe isha në gjendje të mësoja shumë prej tyre, edhe pse nuk më pëlqenin shumë gjëra, por mora ato pozitivet. Më impresionues nga të gjithë ishte Mourinho. Ai kishte besim te unë. Hapi më i madh që bëra ishte kur lashë Stuttgart për Real Madrid pas botërorit të 2010. Mournho më përmirësoi shumë taktikisht dhe si njeri. Kam një raport të mirë dhe flas edhe sot” tha Khedira.
Ai nuk e shmangu me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, edhne një mendim për Cristiano Ronaldo: “Është futbollist fantastik përveçse përson i tillë. Luaj me CR7 prej 7 vjetësh, 5 te Real e dy te Juve. Për mua ai është nga më të mirët në histori. Kërkon të fitojë gjithmonë, edhe në stërvitje” tha Khedira.